Nga plani IT te zgjidhja që punon
Ju ndihmojmë të planifikoni teknologjinë dhe buxhetin, të zgjidhni pajisjet dhe programet e duhura dhe t'i vini në punë, deri te trajnimi i stafit.
Sfida
Blerje të mëdha, pa një plan të qartë
Pajisjet dhe programet shpesh blihen kur del një problem, sipas ofertës së parë që vjen. Me kalimin e kohës mblidhen sisteme që nuk flasin me njëri-tjetrin, licenca që nuk përdoren dhe shpenzime që s'ishin parashikuar. Para një investimi të madh, rrallë ka dikë të pavarur që ta shohë me sy kritik.
Nisemi nga mënyra si punon biznesi juaj dhe hartojmë një plan teknologjie me prioritete dhe buxhet. Ju japim një mendim të dytë para blerjeve të mëdha. Pastaj e marrim përsipër implementimin: nga plani i punës te pajisjet dhe programet e instaluara, të testuara dhe me stafin e trajnuar.
Çfarë përfshin
Gjithçka që ju duhet, nga një ekip i vetëm
Një pikë kontakti për të gjithë IT-në, me punë të dokumentuar dhe raporte të qarta.
- 01
Plan teknologjie & buxhet
Një plan i qartë për sistemet, pajisjet dhe programet që ju duhen, me prioritete dhe kosto të parashikuara.
- 02
Krahasimi i opsioneve
Krahasojmë pajisjet, programet dhe shërbimet cloud sipas nevojave tuaja reale, jo sipas asaj që shitet më shumë.
- 03
Mendim i dytë
Para një blerjeje të madhe, shqyrtojmë ofertën që keni marrë dhe ju themi hapur nëse ia vlen, çfarë mungon ose çfarë tepron.
- 04
Implementim nga fillimi në fund
Nga plani i punës te instalimi, konfigurimi dhe testimi i pajisjeve dhe programeve, me një person përgjegjës për projektin.
- 05
Trajnim në dorëzim
Stafi mëson të përdorë sistemin e ri para se ta marrë në dorë, dhe ju merrni dokumentacionin e plotë të zgjidhjes.

Çfarë fitoni
Më pak shpenzime të panevojshme, më shumë siguri në vendime
- 01
Buxhet i parashikueshëm
E dini që në fillim çfarë do të blini, kur dhe me çfarë kostoje, pa surpriza në mes të vitit.
- 02
Blerje që ia vlejnë
Një mendim i pavarur para investimit ju ndihmon të shmangni licenca të tepërta, pajisje të gabuara dhe sisteme që nuk përputhen.
- 03
Një ekip përgjegjës
I njëjti ekip planifikon, instalon dhe mbështet zgjidhjen, ndaj nuk keni pse të ndërmjetësoni mes shumë furnitorëve.
Si punojmë
Hap pas hapi, me ju të përfshirë
Njohja
Takohemi me ju dhe ekipin, shohim si punoni sot dhe cilat sisteme dhe probleme keni.
Plani
Përgatisim planin me opsionet, kostot dhe afatet, dhe e diskutojmë bashkë derisa të jetë i qartë për ju.
Implementimi
Instalojmë dhe konfigurojmë pajisjet dhe programet sipas planit, duke e mbajtur sa më të vogël ndikimin në punën e përditshme.
Testimi & dorëzimi
Testojmë gjithçka në kushte reale, trajnojmë stafin dhe dorëzojmë dokumentacionin. Pas dorëzimit mbetemi pranë për pyetje.
Pyetje
Pyetje që na bëhen shpesh
A jeni të lidhur me ndonjë markë apo furnitor?
Jemi Microsoft Partner dhe partnerë të cPanel, Imunify360 dhe CloudLinux, por kjo nuk e kufizon këshillën tonë. Rekomandojmë atë që i shërben biznesit tuaj, edhe kur kjo do të thotë të mos blini asgjë të re. Nëse një opsion ka kufizime, jua themi qartë.
A mund të kërkoj vetëm një mendim të dytë, pa implementim?
Po. Mund të na dërgoni një ofertë ose projekt që keni marrë dhe ne e shqyrtojmë: nëse zgjidhja u përshtatet nevojave tuaja, nëse çmimi është i arsyeshëm dhe çfarë mund të mungojë. Vendimi për implementimin mbetet plotësisht i juaji.
Sa zgjat implementimi i një projekti?
Varet nga madhësia e projektit dhe nga sa pajisje, zyra dhe përdorues përfshihen. Në plan ju japim afatet për çdo fazë dhe e organizojmë punën që ndërprerjet të jenë sa më të pakta, duke punuar edhe jashtë orarit kur duhet.
Çfarë ndodh pas dorëzimit?
Stafi është i trajnuar dhe ju keni dokumentacionin e plotë. Nëse doni, zgjidhjen e marrim në mirëmbajtje me mbështetjen dhe monitorimin tonë 24/7, në ambientet tuaja, me telefon ose në distancë. Përndryshe, mbetemi të disponueshëm për pyetje.
Shërbime të lidhura