AI që punon për biznesin tuaj
Asistentë që u përgjigjen klientëve në shqip 24/7, dokumente që përpunohen vetë dhe parashikime nga të dhënat tuaja. Pa ndërlikime, me kujdes për privatësinë.
Sfida
Detyrat e përsëritura mund të bëhen vetë
Klientët shkruajnë në faqe, në WhatsApp ose në Messenger edhe jashtë orarit, dhe shpesh presin deri në mëngjes për një përgjigje. Faturat dhe formularët hidhen me dorë në sistem, rresht pas rreshti. Vendimet për porositë dhe stokun merren me intuitë, ndërkohë që të dhënat për t'i mbështetur ekzistojnë, por askush s'ka kohë t'i analizojë.
Nisemi nga proceset që ju marrin më shumë kohë dhe zgjedhim ku AI sjell dobi reale. Ndërtojmë asistentë që flasin shqip, lidhim leximin automatik të dokumenteve me sistemin tuaj dhe përgatisim parashikime nga historiku i shitjeve. Çdo zgjidhje testohet me të dhënat tuaja para se të vihet në punë.
Çfarë përfshin
Gjithçka që ju duhet, nga një ekip i vetëm
Një pikë kontakti për të gjithë IT-në, me punë të dokumentuar dhe raporte të qarta.
- 01
Asistent AI për klientët
Përgjigjet 24/7 në shqip, në faqen web, WhatsApp ose Messenger, dhe ia kalon bisedën stafit kur duhet njeri.
- 02
Përpunim automatik dokumentesh
Faturat, formularët dhe kërkesat lexohen automatikisht dhe të dhënat kalojnë në sistemin tuaj, pa kopjim me dorë.
- 03
Parashikime nga të dhënat
Parashikime për shitjet, stokun dhe kërkesën, të ndërtuara mbi historikun e vetë kompanisë suaj, jo mbi mesatare të përgjithshme.
- 04
Automatizim i proceseve
Hapa të përsëritur si njoftimet, raportet ose kalimi i të dhënave mes programeve kryhen vetë, sipas rregullave që vendosni ju.
- 05
Privatësia e të dhënave
Përcaktojmë qartë çfarë të dhënash përdor AI, ku ruhen dhe kush ka akses, në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave.

Çfarë fitoni
Më pak punë me dorë, më shumë kohë për klientët
- 01
Klientë që s'presin
Pyetjet e zakonshme marrin përgjigje menjëherë, edhe natën dhe në fundjavë, ndërsa rastet e veçanta i kalojnë stafit tuaj.
- 02
Më pak gabime
Kur të dhënat nuk kopjohen me dorë, bien gabimet e shtypit dhe dokumentet e humbura. Stafi merret me punë që kërkon gjykim.
- 03
Vendime me të dhëna
Porositë dhe stoku planifikohen mbi atë që tregojnë shifrat e kompanisë suaj, jo mbi hamendje. Kjo ndihmon të shmangen tepricat dhe mungesat.
Si punojmë
Hap pas hapi, me ju të përfshirë
Analiza e proceseve
Shohim bashkë me ju ku humbet më shumë kohë dhe cilat detyra ia vlen të automatizohen së pari.
Prototipi
Ndërtojmë një version të parë me të dhënat tuaja reale, që ta provoni para se të vendosni.
Integrimi
E lidhim zgjidhjen me faqen web, kanalet e bisedës dhe programet që përdorni tashmë në punën e përditshme.
Trajnimi & ndjekja
Trajnojmë ekipin tuaj për përdorimin e AI, ndjekim rezultatet dhe e përmirësojmë zgjidhjen sipas nevojave që dalin.
Pyetje
Pyetje që na bëhen shpesh
A e kupton asistenti AI shqipen?
Po. Asistenti përgjigjet në shqip dhe, nëse keni klientë të huaj, edhe në anglisht ose gjuhë të tjera. E përgatisim me informacionin e biznesit tuaj: shërbimet, orarin, pyetjet e shpeshta. Kur pyetja del jashtë asaj që di, ia kalon bisedën një personi nga stafi.
Çfarë ndodh me të dhënat e klientëve dhe të kompanisë?
Përpara se të nisim, përcaktojmë bashkë cilat të dhëna përdoren, ku ruhen dhe kush ka akses. Të dhënat personale trajtohen sipas ligjit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave dhe GDPR-së. Si kompani e certifikuar ISO/IEC 27001, e ndjekim këtë disiplinë edhe në punën tonë.
A duhet të ndryshojmë programet që përdorim sot?
Zakonisht jo. AI lidhet me faqen web, kanalet e bisedës dhe sistemet që keni, si programi i faturimit apo CRM. Nëse një program nuk lejon lidhje, jua themi që në analizë dhe propozojmë rrugën më të thjeshtë.
Si mësohet ekipi ynë të punojë me AI?
Çdo projekt mbyllet me trajnim praktik për stafin që do ta përdorë. Për ekipet që duan të shkojnë më tej, ofrojmë edhe trajnim të veçantë AI për ekipe, ku punonjësit mësojnë të përdorin mjetet AI në punën e përditshme, me kujdes dhe me dobi.
Shërbime të lidhura