Nis projektin
Shërbimet
Kompania
Procesi Blog Kontakt

Mësojeni ekipin tuaj të punojë me AI

Një kurs praktik për ekipin tuaj: nga bazat te automatizimi i proceseve reale, me ushtrime mbi punën tuaj të përditshme.

Pse AI

Kompanitë që përqafojnë AI sot do të udhëheqin nesër

AI po ndryshon mënyrën si punojnë bizneset: si shkruhen ofertat, si u përgjigjemi klientëve, si analizohen shifrat. Avantazhin nuk e ka kush e ka teknologjinë — sot e kanë të gjithë — por kush di ta përdorë.

  • 01

    Çfarë është AI?

    Inteligjenca artificiale (AI) është softuer që kupton gjuhën tonë. Lexon dokumente, shkruan email-e dhe oferta, përmbledh raporte, përkthen dhe analizon të dhëna — në sekonda. Mendojeni si një asistent në ekip, që punon në çdo orë dhe mëson nga udhëzimet tuaja.

  • 02

    Çfarë fiton kompania?

    Më pak kohë në punë rutinë, përgjigje më të shpejta për klientët, dokumente pa gabime dhe vendime të bazuara në të dhëna. Ekipi merret me atë që ka vërtet rëndësi.

  • 03

    Çfarë është trajnimi?

    Një kurs praktik që e kthen AI në mjet pune për ekipin tuaj: si të kërkojë saktë, si ta lidhë me dokumentet dhe sistemet e kompanisë, si të automatizojë punët që përsëriten — dhe çfarë të mos ndajë kurrë me të. Pa teori të tepërt: çdo ushtrim bëhet mbi punën tuaj reale.

Programi

Nga pyetja e parë te puna që bëhet vetë

Ekipi juaj mëson hap pas hapi si ta përdorë AI në punën e përditshme: si të shkruajë kërkesa që japin përgjigje të sakta, si ta lidhë AI me dokumentet, email-in dhe sistemet e kompanisë, si të ndërtojë asistentë dhe automatizime që kryejnë vetë punët që përsëriten — dhe si ta bëjë gjithë këtë në mënyrë të sigurt.

  1. 01

    Bazat & Projects

    Si të shkruani kërkesa të qarta dhe si t’i organizoni punët në projekte.

  2. 02

    Memory

    Si ta mbajë AI kontekstin e biznesit tuaj nga një bisedë në tjetrën.

  3. 03

    Skills

    Udhëzime të ripërdorshme për detyrat që përsëriten çdo ditë.

  4. 04

    Loops

    Punë që AI i kryen hap pas hapi dhe i kontrollon vetë.

  5. 05

    AI Brain

    Një bazë njohurish e kompanisë që AI e përdor për përgjigje të sakta.

  6. 06

    Konektorë & MCP

    Lidhja e AI me email-in, dokumentet dhe sistemet tuaja.

  7. 07

    Kodim me AI

    Skripte dhe automatizime të vogla, pa qenë programues.

  8. 08

    Siguri & privatësi

    Çfarë të ndani me AI dhe çfarë jo — rregulla të qarta për ekipin.

Si zhvillohet

Praktik, mbi punën tuaj

  • 01

    Në zyrën tuaj ose online

    Sipas ritmit dhe orarit të ekipit tuaj.

  • 02

    Me detyra nga puna juaj

    Ushtrimet bëhen mbi dokumentet dhe proceset tuaja reale.

  • 03

    Rregulla të qarta sigurie

    Çfarë të ndani me AI dhe çfarë jo, që nga dita e parë.