Nis projektin
Të gjitha shërbimet Hosting, domene, VPS dhe VPN ofrohen nga InnovaHostShiko hostingun
Shërbimet
Hosting
Kompania
Procesi Blog Kontakt

2 min leximInfrastrukturë

Backup 3-2-1: si t'i ruani të dhënat e biznesit kur diçka shkon keq

Ekipi i InnovaTech

Një disk që prishet, një sulm ransomware ose një skedar i fshirë gabimisht — shumica e bizneseve e kuptojnë vlerën e backup-it vetëm pasi humbasin diçka. Rregulla 3-2-1 është mënyra më e thjeshtë për të mos arritur aty.

Çfarë do të thotë 3-2-1

  • 3 kopje të të dhënave: origjinali dhe dy backup-e.
  • 2 lloje ruajtjeje të ndryshme, p.sh. një NAS në zyrë dhe cloud.
  • 1 kopje jashtë zyrës, që zjarri, vjedhja apo përmbytja të mos i marrin të gjitha.

Pse një disk i jashtëm nuk mjafton

Nëse disku rri i lidhur gjithë kohës, ransomware e enkripton bashkë me serverin. Nëse ruhet në të njëjtën zyrë, çdo dëm fizik i prek të dyja. Backup-i duhet të jetë i ndarë — në vend dhe në akses.

Testoni rikthimin, jo vetëm backup-in

Një backup që s'është provuar nuk është backup. Një herë në muaj rikthejmë një skedar ose një server testues dhe masim sa kohë duhet — që në ditën e keqe të mos ketë surpriza.

Nga ku të nisni

Listoni çfarë ka vlerë (baza e të dhënave të POS-it, email-et, dokumentet), vendosni sa të dhëna mund të humbni pa dëm dhe sa shpejt duhet të ktheheni në punë. Teknologjia zgjidhet pas këtyre dy përgjigjeve, jo para tyre.

Keni pyetje për këtë temë?

Na tregoni si funksionon sot sistemi juaj — ju përgjigjemi brenda një dite pune.

Na shkruani

Artikuj të ngjashëm

Të gjithë artikujt