InnovaDent për klinikat dentare
Kartela, odontogrami, takimet, faturat dhe komunikimi me pacientët në një program të vetëm, në shqip, në kompjuter dhe në telefon.
Veçoritë
Gjithçka që i duhet një klinike dentare
E ndërtuar bashkë me stomatologë në Tiranë: çdo ekran ndjek punën e përditshme të klinikës, nga recepsioni te mjeku dhe financa.
- 01
Kartela dhe odontogrami
Anamneza me alarmet në krye, odontogrami me sipërfaqet, urat, implantet dhe historikun e çdo dhëmbi.
- 02
Vizitat dhe dokumentet
Diagnozat ICD-10, trajtimet e kryera, receta dhe raporte në shqip, italisht ose anglisht, me kod QR.
- 03
Kalendari dhe kujtesat
Takimet sipas mjekëve dhe karrigeve; pacienti merr kujtesën dhe konfirmon ose anulon vetë.
- 04
Financat
Çmimorja, preventivi nga odontogrami, faturat dhe pagesat me kapar e këste, në lekë ose euro.
- 05
Laboratori, implantet, ortodoncia
Porositë me afat, fazat e implantit, kontrollet ortodontike dhe kartela periodontale.
- 06
Mesazhet dhe ftesat
Biseda me pacientin te kartela, mesazhe të planifikuara, shabllone dhe ftesa për kontroll.
- 07
Siguria e të dhënave
Çdo klinikë sheh vetëm të dhënat e veta; dy hapa për stafin dhe regjistër i çdo hapjeje.
- 08
Në telefon
Agjenda e ditës si aplikacion në ekranin e telefonit dhe kalendari te Google ose iPhone.
- 09
Kopja rezervë
Çdo natë, e enkriptuar, në server dhe në emailin e klinikës.
Pamje nga programi
Një program për gjithë klinikën
Pamje nga demoja, me të dhëna shembull: nga paneli i ditës te odontogrami, kalendari dhe faturat.







Start, Pro dhe Premium, me pacientë pa limit. Çmimi më i ulët vlen me pagesë vjetore, pa TVSH; krahasimi i paketave është te innovadent.al.