Si të zgjidhni hostingun e duhur për faqen tuaj
Ekipi i InnovaTech
Faqja e biznesit është aq e shpejtë dhe e sigurt sa hostingu ku rri. Pesë pyetje e bëjnë zgjedhjen të thjeshtë.
1. Çfarë lloj faqeje keni?
Një faqe prezantuese punon mirë në web hosting të përbashkët. Një WordPress me shumë vizitorë ose një dyqan online kërkon hosting të optimizuar për WordPress ose një VPS.
2. Ku ndodhen klientët tuaj?
Serveri afër vizitorëve e shkurton kohën e ngarkimit. Për Shqipërinë dhe rajonin, një qendër të dhënash në Evropë është zgjedhja e duhur.
3. A përfshihen SSL dhe backup-i?
Certifikata SSL dhe backup-i ditor nuk duhet të jenë shtesa që harrohen. Pyesni sa ditë ruhen kopjet dhe si i riktheni vetë.
4. Kush ju përgjigjet kur ka problem?
Suporti në gjuhën tuaj, nga njerëz që e njohin sistemin, vlen më shumë se një çmim pak më i ulët.
5. A mund të rriteni pa lëvizur?
Zgjidhni një ofrues ku kalimi nga hostingu në VPS bëhet pa ndryshuar adresën e faqes apo email-et.
Hostingun, domenet dhe VPS-të i ofrojmë përmes InnovaHost, markës sonë për hosting.
Keni pyetje për këtë temë?
Na tregoni si funksionon sot sistemi juaj — ju përgjigjemi brenda një dite pune.